DVP Berat/Arrestohen 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin O. S., 38 vjeç, banues në Skrapar, pasi teksa drejtonte automjetin në fshatin Vodicë, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit;
-arrestuan shtetasin M. Z., 40 vjeç, banues në fshatin Otllak, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi në rrugën “Antipatrea”, automjeti që drejtohej në gjendje të dehur, nga 40-vjeçari, është përplasur me motomjetin që drejtohej pa leje drejtimi, nga 16-vjeçari. Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar, sepse pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (biçak), një bashkëmoshatar.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E.D., 33 vjeç, banues në Berat, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan si provë materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.