Tiranë – Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohen në gjendje 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Tiranë

Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohen në gjendje 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. A., 26 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin Ç. S., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin R. A. dhe pasagjer shtetasin Ç. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi municioni luftarak dhe sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë e kanabis;

Gjithashtu, nga këta specialistë u arrestua shtetasi A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit kapën shtetasin G. V., 52 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan një shtetas 16 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për një bashkëmoshatar të tij, pasi ditën e djeshme, janë konfliktuar fizikisht dhe me mjete të mprehta me njëri-tjetrin. Si pasojë, është dëmtuar njëri prej tyre, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin G. L., 32 vjeç, banues në Kombinat, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

  • M. D., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– J. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale.

Në Komisariatin e Policisë Krujë është paraqitur shtetasi A. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa, motra e tij shtetasja S. M., 31 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.