Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Malësi e Madhe-Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir) që dyshohet se plagosën me armë zjarri 28-vjeçarin, gjatë konfliktit mes tyre, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj.Shërbimet e Komiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj, arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 59 vjeç dhe S. B., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe.Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë konfliktit për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. G., 28 vjeç, banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin R. H., 23 vjeç, banues në lagjen nr. 15, pasi kishte dalë jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëme të kufirit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan shtetasin B. K., 56 vjeç, banues në Sukth, pasi u kap në flagrancë, në fshatin Hamallaj, duke ndërtuar një objekt, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 92 shtetas, konkretisht: 18 shtetas janë vënë në pranga, 59 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 15 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste – 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në këtë fushe, është kapur dhe vënë në pranga.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të krimeve ekonomike- 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i krimeve kompjuterike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Është evidentuar 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 2 shtetas të vënë në pranga.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 6 raste, njëri prej të cilave me autor ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 15 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe 14 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 4 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 13 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të shpallur në kërkim, 2 raste të veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Fyerja”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Përndjekja”, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 rast i veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Gjithashtu, 2 shtetas të kërkuar përkatësisht për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Deklaratat e rreme përpara prokurorit”, janë kapur dhe vënë në pranga.
Kanë ndodhur 3 aksidente rrugor, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 2 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.