Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Rrogozhinë/Policia arreston një tjetër autor të krimit të zjarrvënies.Ndezi zjarr, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën disa sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të tij dhe të një shtetasi tjetër, si dhe u rrezikuan pronat përreth, vihet në pranga.Sapo janë njoftuar për një vatër zjarri, në fshatin Ballaj Vendas, Rrogozhinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit F. B., banues në këtë fshat.Shtetasi F. B. kishte ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur disa sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të tij dhe të një shtetasi tjetër, si dhe janë rrezikuar sipërfaqe të tjera toke dhe banesat përreth.Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.
DVP Gjirokastër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B., 51 vjeç, banues në fshatin Nepravisht, Libohovë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. V., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kanosur një shtetase 38 vjeçe.
Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B., 53 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi në aksin rrugor “Ura e Lekrit-Këlcyrë”, në vendin e quajtur “Dragot”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, 53-vjeçari, ka dale nga rruga dhe si pasojë, është batuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”.Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu, fishekë luftarak dhe 3 celularë.Operacioni, rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, të ndjekura përmes një hetimi me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër) që i kishin fshehur këto armë, në katër çanta në banesën e tyre.Në vijim të punës së pandërprerë në terren, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kanë siguruar informacion se 2 vëllezër posedonin një arsenal armësh zjarri, në banesën e tyre, në lagjen “Teqe”.Bazuar në këto informacione, është ndjekur një hetim disaditor, me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, si rezultat i të cilit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, u finalizua operacioni policor i koduar “Brothers”. Në kuadër të këtij operacioni, u ushtruan kontrolle në banesën e 2 vëllezërve dhe në territorin përreth saj.Nga kontrollet, në këtë banesë u gjetën të fshehura në katër çanta, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri revolver, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak për to. Armët dhe municioni luftarak u dërguan për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale.Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B. alias G. M., 46 vjeç dhe B. M., 43 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Port, Durrës/Kontrolle me përzgjedhje, bazuar në inteligjencën policore dhe në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Rezidenti”.Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, krehra dhe fishekë, si dhe 3 bombola metalike.Vihet në pranga 32-vjeçari, rezident në Itali, i cili i kishte fshehur sendet e kundërligjshme, në valixhe, me qëllim futjen në vendin tonë.Krahas angazhimit maksimal për të përballuar fluksin e lartë të qytetarëve në hyrje/dalje, për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe për krijimin e lehtësirave, me qëllim zvogëlimin e kohës së pritjes, gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe gjatë kontrolleve të mjeteve, shërbimet e strukturave hetimore dhe të atyre operacionale të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, kanë vijuar kontrollet me përzgjedhje, të bazuara në inteligjencën policore dhe në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi.Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas që po udhëtonte me traget, nga Ankona në Durrës, kishte armë zjarri që tentonte t’i fuste në vendin tonë, u finalizua faza e dytë e operacionit policor të koduar “Rezidenti”, në kuadër të të cilit, në hyrje të RSh-së, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. K., 32 vjeç, banues në Lezhë dhe rezident në Itali.Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, të fshehura në valixhe, si dhe i sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë me trup plastik, 2 krehra pistolete, 1 kuti me 50 fishekë imitues të zhurmës dhe 3 bombola metalike.Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.
Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lukova”, pas një hetimi dymujor, me metoda proaktive.Operacioni, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës.Kishin kultivuar bimë narkotike në zonën e plazhit të Lukovës, dhe gjatë hetimeve, u konstatuan në pamje filmike, teksa kujdeseshin për këto bimë, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.Procedohen penalisht 2 shtetas, për moskallëzim të këtij krimi.Asgjësohen nëpërmjet djegies bimët narkotike.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, krahas angazhimit maksimal për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, përgjatë sezonit turistik, si dhe në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe me Prokurorinë e Vlorës, operacionin policor anticannabis të koduar “Lukova”.Në kuadër të këtij operacioni, u bë ndalimi për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, i shtetasve V. K., 30 vjeç, banues në Lukovë dhe K. A., 26 vjeç, banues në Maliq. Gjithashtu, si bashkëpunëtor për këtë veprimtari kriminale, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi R. M., 33 vjeç, banues në Lukovë.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Lukovë, në pjesën e ullishtes dhe të zonës së pyllëzuar që gjendet mbi plazh, në një parcelë, kishin kultivuar 31 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies. Gjatë hetimit proaktiv këta shtetas u konstatuan në pamje filmike, teksa kujdeseshin për bimët narkotike.Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasit F. V., 29 vjeç, banues në fshatin Piqeras, Himarë, dhe Sh. H., 37 vjeç, banues në Gjirokastër.Vijon puna për kapjen e shtetasit R. M.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
DVP Elbasan-Lëvizte me këmbë, në fshatin Qukës, me kallashnikov në çantë, si rezultat i inteligjencës policore, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, krehra dhe fishekë të saj.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe ata të Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, në vijim të kontrollit permanent të territorit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë siguruar informacione se një shtetas lëvizte në fshatin Qukës, me armë zjarri me vete.Në bazë të këtyre informacioneve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Bushtrica”, si rezultat i të cilit, është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi S. F., 20 vjeç, banues në fshatin Qukës.Nga kontrolli në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak për të.Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Dhërmi, Himarë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “ION”.Operacioni, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe ato të Seksionit kundër Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të finalizuara në nivel qarku, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në sasi dhe në doza.Shitën doza të drogave të ndryshme, gjatë një festivali që u zhvillua në Dhërmi, arrestohen 4 shtetas që vepronin si grup kriminal (3 të arrestuar, kosovarë, i arrestuari tjetër, gjerman).Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kokainë, MDMA dhe ekstazi, mjete që shërbenin për ndarjen e drogave, në doza, si dhe 4250 euro dhe 101 900 lekë të përfituara nga shitja e dozave të drogave.Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Vlorës, për mbarëvajtjen e aktiviteteve argëtuese që zhvillohen në qark, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë siguruar informacion për disa shtetas që vepronin si grup, për të shitur doza të drogave të ndryshme, gjatë një festivali, në Dhërmi.Në bazë të këtyre informacioneve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve të DVP Vlorë, u finalizua operacioni policor antidrogë i koduar “ION”, në kuadër të të cilit shërbimet e Policinë ndërhynë menjëherë në perimetrin ku zhvillohej festivali, dhe bënë të mundur kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve:A. B., 33 vjeç, banues në Gjakovë, A. B., 31 vjeç, banues në Gjakovë, A. P., 39 vjeç, banues në Prishtinë dhe D. N., 43 vjeç, banues në Gjermani.Këta shtetas u kapën në flagrancë teksa në formën e grupit, siguronin droga të ndryshme, i ndanin ato në doza të cilat i shitnin te turistët dhe pushuesit, të cilët po ndiqnin një festival të organizuar në Dhërmi.Me cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi doza dhe tableta të lëndëve narkotike kokainë, MDMA dhe ekstazi, 151 qese farmaceutike dhe peshore elektronike që shërbenin për ndarjen e lëndëve narkotike, në doza, 4250 euro dhe 101 900 lekë të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, një automjet, 4 celularë dhe një kartëmonedhë 20 euro false.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Kapshticë/Policia Kufitare godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.Sekuestrohen 15 000 euro, procedohet penalisht 54-vjeçarja që nuk i deklaroi. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, krahas angazhimit për të ofruar shërbim korrekt, për shtetasit që hyjnë ose dalin në këtë pkk, vijojnë punën parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Në kuadër të kontrolleve të shtuara për këtë qëllim, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të shtetases B. I., u gjetën 15 000 euro që kjo shtetase nuk i kishte deklaruar siç përcaktohet me ligj. Kjo shumë monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, për shtetasen B. I., 54 vjeçe, banuese në Durrës, ku nisi procedimi në gjendje të lirë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 255 shtetas, konkretisht: 70 shtetas janë vënë në pranga, 163 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 22 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 19 raste- 14 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 20 raste, 2 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 32 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. 2 shtetas të tjerë, të kërkuar për vrasje, janë ndaluar
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 5 raste- 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste- 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të falsifikimit, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 4 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim për këtë veprimtari kriminale, janë ndaluar.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 18 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 5 shtetas janë vënë në pranga, 8 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për 3 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. 2 shtetas të tjerë janë vënë në pranga për 2 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 39 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 5 shtetas janë vënë në pranga, 8 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 34 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 16 raste, me 6 shtetas të vënë në pranga, 5 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 23 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, “Keqtrajtimi i të miturit”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Fyerja”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Prishja e qetësisë publike”, me 25 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vepra të turpshme”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhunimi i banesës” dhe “Marrëdhëniet homoseksuale me dhunë me të rritur”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga, si dhe 1 rast i veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Në vijim, janë evidentuar:
-10 raste në fushën e kundërshtimit/mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-6 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-2 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, është kapur dhe vënë në pranga.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 14 aksidente, si pasojë e të cilave 3 shtetas kanë humbur jetën dhe 13 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 54 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 24 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 30 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.