Kapen dhe ndalohen 3 shtetas, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Në vijim të punës së pandërprerë për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialitët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Gjirokastër kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “SOPOTI”.
Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve: A. R., 58 vjeç, B. R. 34 vjeç dhe Ç.R., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi në muajin shtator, në oborrin e banesës e tyre u gjetën dhe u asgjësuan nga shërbimet e Policisë bimë narkotike.