DVP Kukës/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin M. Gj., 33 vjeç, banues në Bajram Curri, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi në hyrje të PKK Morinë, duke drejtuar automjetin tip “Hummer”, nuk ka paraqitur dokumentet në sportel, por ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Kufitare dhe është larguar me shpejtësi me automjet, duke rrezikuar jetën e tyre. Pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë, ky shtetas është kapur në hyrje të qytetit të Bajram Currit dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar në gjendje të dehur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Hummer”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasin R. D., 35 vjeç, banues në Bajram Curri, me precedent të mëparshëm penal, pasi ka bërë kallëzim një shtetase nga Tajlanda, se shtetasi R. D. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në automjetin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.