DVP Kukës/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. V., 45 vjeç, banues në fshatin Pakishtë, Kukës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Kukës vunë në pranga shtetasit N. Z., 45 vjeç, dhe N. O., 58 vjeç, banues në Kukës dhe në fshatin Nangë, pasi teksa drejtonin automjetet e tyre, në gjendje të dehur, janë përfshirë në aksident me dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.