DVP Gjirokastër/ Shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

DVP Gjirokastër/ Shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasin K. A., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka vjedhur një shumë lekësh, në banesën e nënës së tij. Vijon puna për kapjen e tij.

Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. L., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.