DVP Korçë/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një konflikt të ndodhur në lagjen nr. 1, Pogradec, ku mbeti i dëmtuar me mjet prerës (thikë) një 29-vjeçar, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit E. B., 28 vjeç, P. B., 20 vjeç dhe E. B., 25 vjeç (vëllezër), banues në Pogradec, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me mjet prerës (thikë) shtetasin G. D., 29 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për 29-vjeçarin G. D. dhe për shtetasin Sh. T., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë konfliktit edhe këta shtetas kanë goditur me grushte dhe me shkelma në trup, 2 nga vëllezërit, shtetasin P. B. dhe 25-vjeçarin E. B., të cilët kanë marrë dëmtime të lehta. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës thikë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 40 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj nënës dhe vëllait të tij, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje.
-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 57 vjeç, banues në Korçë, pasi në vendin e quajtur “Tyrbja e Goçës”, Maliq, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin furgon tip “Benz”, një sasi drush zjarri, pa dokumentacionin përkatës, e cila u sekusestrua në cilësinë e provës mareriale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 38 vjeç, banues në fshatin Dvoran, Korçë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.