Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

  • Xh. A., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar shunë ndaj bashkëshortes së tij;
  • O. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
  • N. T., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin I. S., banues në Derven, pasi gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër e municion luftarak.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

  • F. A., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
  • A. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.