Tiranë/Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
- E. Ç. (K.), 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tom Plezha”, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;
- D. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Laprakë, gjatë kontrollit të automjetit që ky drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Shupenzë, pasi në rrugën “Asim Vokshi”, gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një shufër metalike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. Sh., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, si dhe gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit D. N., 27 vjeç, E. C., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Në lidhje me një rast të publikuar në portale, për një shtetase italiane e cila ka humbur kontaktet me familjen, ju informojnë se ditën e djeshme, shtetasja O. M., 27 vjeçe, pas konsumimit të pijeve alkoolike gjatë qëndrimit në një lokal në rrugën “At Zef Valentini”, ka shfaqur probleme shëndetësore nga konsumimi i alkoolit si dhe probleme të shëndetit mendor. 27-vjeçarja është shoqëruar nga ambulanca për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.