Raporti ditor i ngjarjeve, 10 tetor 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Vau i Dejës-Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive pronësie, mes 4 shtetasve, pjesëtarë të 2 familjeve.Arrestohet një 53-vjeçar dhe shpallet në kërkim djali i tij, të cilët dyshohet se kanosën me armë zjarri, 2 vëllezër.Pas njoftimit se 4 shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në fshatin Barbullush, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat e rastit. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të këtyre specialistëve, janë bërë të mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi i shtetasit K. G., 53 vjeç, banues në fshatin Barbullush.Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 53-vjeçari dhe djali i tij, shtetasi A. G., 27 vjeç, i cili u shpall në kërkim nga Policia, për shkak të një konflikti për motive pronësie, kanë kanosur me armë zjarri, shtetasit Gj. M., 37 vjeç, dhe Gj. M., 35 vjeç, vëllezër, të dy banues në Bushat.Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Librazhd/Goditje të njëpasnjëshme nga Policia, kundër veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.Si rezultat i një hetimi të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë, konstatohet dhe goditet një tjetër rast në këtë fushë.Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë luftarak.Për poseduesin e tyre, për shkak të moshës, prokurori kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të Policisë, kundër veprimtarisë kriminale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, si dhe pas një hetimi të ndjekur proaktivisht, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, për goditjen e një tjetër rasti në këtë fushë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë kryer kontrolle në banesën e shtetasit Q. Sh., në fshatin Koshorisht.Gjatë kontrolleve në këtë banesë, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov dhe disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Për pronarin e kësaj banese, shtetasin Q. Sh., 80 vjeç, prokurori i rastit, për shkak të moshës, kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Port, Durrës-Tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë me ngjashmëri, të një shtetasi nga Serbia, pas verifikimeve të thelluara nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpolin, vihet në pranga 45-vjeçari nga Maqedonia e Veriut.45-vjeçari, i shpallur në kërkim nga autoritetet e RMV-së, për vrasje.Krahas angazhimit të përditshëm për të ofruar shërbim cilësor për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit kanë intensifikuar kontrollet dhe verifikimet, me qëllim ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Policisë Kufitare të portit të Durrësit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës, Interpol Shkupit dhe Interpol Beogradit, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë së Veriut, shtetasi D. S. alias D. I., 45 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.Ky shtetas ka tentuar të dalë nga Republika e Shqipërisë dhe t’iu shmanget autoriteteve, duke përdorur një pasaportë me ngjashmëri, të një shtetasi nga Serbia, me rekorde kriminale. Pas verifikimeve të thelluara të kryera nga Policia, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka rezultuar ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet e RMV-së, pasi Zyra e Prokurorisë i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga Kodi Penal i këtij shteti.Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit.

DVP Gjirokastër/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.Mbi bazën e inteligjencës policore, finalizohet operacioni policor i koduar “Përsëritësi”.Sekuestrohen rreth 3 kg cannabis sativa, kapet dhe vihet në pranga 65-vjeçari që e kishte fshehur lëndën narkotike, në banesën e tij.65-vjeçari që posedonte lëndën narkotike, me precedent të mëparshëm penal në të njëjtën fushë.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.Gjatë operacionit, në fshatin Nivic, Tepelenë, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B. Q., ku kanë gjetur të fshehur rreth 3 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi B. Q., 65 vjeç, banues në fshatin Nivic, Tepelenë, shtetas me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me aparatin celular të këtij shtetasi.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Krujë-Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “In time”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.Iu gjetën armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, përforcues grushti dhe mjete prerëse (thika), në banesë, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri dhe armë të ftohta në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “In time”.Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Xh., 49 vjeç, banues në Bubq, Fushë Krujë.Gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak, një përforcues grushti dhe dy mjete prerëse.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 82 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 55 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste – 5 shtetas është janë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 5 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të krimeve ekonomike- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 3 raste të falsifikimit të dokumenteve- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste, 3 prej të cilave me autor ende të paidentifikuar. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 15 raste- 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Prishja e qetësisë publike”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Marrja e padrejtë e fëmijës”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Keqtrajtimi i kafshës” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, me 1 shtetas të vënë në pranga, si dhe 1 rast i veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 shtetas në vënë në pranga.

Ka ndodhur 1 aksident rrugor, si pasojë e të cilit 1 shtetas ka humbur jetën. Janë evidentuar 10 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 5 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.