📍Tiranë
Pas parkimit të gabuar që pengoi lëvizjen e të tjerëve, Policia Rrugore identifikoi dhe shoqëroi drejtuesin e automjetit në komisariat. Bazuar në një video të postuar në rrjetet sociale, specialistët e Policisë Rrugore zbuluan se drejtuesi kishte dokumente të skaduara. Ai u gjobit me 28,000 lekë të rinj dhe iu tërhoq leja e qarkullimit.
Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.