Raporti ditor i ngjarjeve, 3 tetor 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Tiranë-Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Monopatina 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë.Vidhnin monopatina në zona të ndryshme të Tiranës, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.Procedohet në gjendje të lirë një 19-vjeçar, i cili shoqëronte njërin prej autorëve të dyshuar të vjedhjeve, gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.Sekuestrohen një biçikletë elektrike dhe 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura, dhe sasia e lëndës narkotike kanabis.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se disa shtetas vidhnin biçikleta dhe monopatina në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Monopatina 2”.Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit D. Sh., 18 vjeç dhe S. H., 19 vjeç, si dhe u shpall në kërkim një shtetas 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi K. L., 19 vjeç, banues në Tiranë.2 shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me 17-vjeçarin e shpallur në kërkim, dyshohet se më datë 01.10.2023, kanë vjedhur një monopatinë në Rrugën e Kavajës. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S. H. siguronte sendet e vjedhura nga shtetasi D. Sh. dhe nga 17-vjeçari, të cilat më pas i shiste kundrejt përfitimeve të ndryshme monetare.Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. L., i cili shoqëronte shtetasin D. Sh., iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. H., shërbimet e Policisë gjetën një biçikletë elektrike dhe 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike.Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Elbasan-Ndezi zjarr për të djegur barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe me shkurre dhe disa pemë frutore, në pronësi të disa shtetasve të tjerë, procedohet penalisht.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se kishte rënë zjarr në fshatin Godolesh, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer veprimet hetimore për identifikimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies.Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. B., banues në fshatin Godolesh, i cili ditën e djeshme dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur barishtet në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe disa pemë frutore, në pronësi të disa shtetasve të tjerë.Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.  

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 67 shtetas, konkretisht: 18 shtetas janë vënë në pranga, 45 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste – 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.1 shtetas i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në këtë fushe, është kapur dhe vënë në pranga.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, është kapur dhe vënë në pranga.

Janë evidentuar 2 raste të krimeve ekonomike- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 4 raste, njëri prej të cilave me autor ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 3 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 13 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga.

Kanë ndodhur 6 aksidente rrugor, si pasojë e të cilave 7 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 17 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.