DVKM Vlorë
Vijojnë kontollet për verifikimin e mënyrës së përdorimit të mjeteve lundruese dhe për dokumentaconin e tyre.
Bllokohet një mjet lundrues skaf dhe ndëshkohet me masë administrative pronari i tij, për mosregjistrim të mjetit lundrues sipas procedurave ligjore.
Bllokohet dhe një mjet tjetër lundrues që përdorej për peshkim, pasi është konstatuar në një zonë të ndaluar për peshkim.
Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, në kuadër të bashkëpunimit me QNOD dhe rojën bregdetare, për kontrollin e vijës bregdetare, me qëllim verifikimin e mjeteve lundruese që përdoren për turizëm apo për peshkim, kanë bllokuar një mjet lundrues skaf në pronësi të shtetasit G. G., sepse ky shtetas nuk e kishte regjistruar mjetin lundrues sipas procedurave ligjore të paracaktuara në ligjin nr.127, të vitit 2020. Për këtë shkelje, shtetasit G. G. iu vendos masa administrative 20 000 lekë të rinj.
Gjithashtu, në zbatim të detyrave të parashikuara në planin e masave të përbashkët me Drejtorinë e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës, “Për evidentimin, parandalimin dhe penalizimin e rasteve të peshkimit të paligjshëm, në vijën bregdetare Vlorë – Himarë – Sarandë”, shërbimet e Policisë Kuiftare kanë bllokuar për verifikime të mëtejshme nga Inspektoriati i Peshkimit Vlorë, një mjet lundrues flluge që përdorej për peshkim, në pronësi të shtetasit E. M., pasi është konstatuar në një zonë të ndaluar për peshkim.
2 mjetet lundruese janë bllokuar në SPK Triport Vlorë.
Kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim verifikimin e të gjitha mjeteve lundruese që përdoren për aktivitete të ndryshme dhe për evidetimin e rasteve të përdorimit të këtyre mjeteve në mënyrë të kundërligjshme.