Durrës/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Manzë arrestuan shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, pasi më datë 20.05.2023, gjatë natës, dyshohet se për shkak të problemeve të shëndetit mendor, u ka vënë flakën 2 automjeteve të parkuara (njëri prej tyre jashtë funksionit), të cilat janë djegur pjesërisht.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit ukrainas O. B., 31 vjeç, M. M., 27 vjeç dhe D. N., 20 vjeç, të tre banues në Ukrainë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 3 palë targa automjetesh të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.