Në funksion të kontrolleve policore parandaluese, nga rrugorët e kryeqytetit është arrestuar në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, drejtuesi i mjetit me iniciale A. S., 31 vjeç, i cili pas verifikimit se mjeti që ai drejtonte rezultonte debitor me 17 masa administrative të pashlyera, me qellim shmangien e sanksioneve ligjore të parashikuara për shkeljen, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë të caktuar lekësh.