Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Krujë/Informacion paraprak-Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Vlorë-Aksidentoi një këmbësore, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas përplasi një automjet, vihet në pranga 46-vjeçari.Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 46 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., 66 vjeçe, banuese në Vlorë, është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku më pas ka përplasur automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç, banues në Vlorë.Shtetasja I. S. dhe shtetasi B. C. ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Afternoon”.Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohet një ngjarje kriminale në familje.Vihet në pranga 41-vjeçari që kanosi me armë zjarri, familjarët e tij.Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:- J. Xh., 41 vjeç, banues në Kombinat.Shtetasi J. Xh., mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
DVP Elbasan/Procedohen penalisht 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Strukturat operacionale të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 59 vjeç, banues në Bullgari, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 19 000 euro të cilat dyshohet se i ka futur në vendin tonë, në kundërshtim me ligjin. Në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Elbasan dhe Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. T., banues në fshatin Kozan dhe B. R., 66 vjeç, banues në Prrenjas, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa lejet përkatëse.
Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 43 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, pasi në afërsi të kryqëzimit të fshatit Miras, Devoll, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. C., 29 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë dhe A. B., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi gjatë kontrolleve të ushtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në automjetin përkatës që drejtonte secili nga këta shtetas, u gjetën të fshehur gjithsej 4 emigrantë, të cilët dyshohet se ishin ndihmuar nga shtetasit e proceduar, me qëllim kalimin e kufirit, ilegalisht.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 21 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ky shtetas duke drejtuar automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar.
—
-Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën pretendohet se një shtetas i moshuar kishte dhunuar një shtetase gjithashtu të moshuar, dhe të verbër, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë pas publikimit të pamjeve, kanë kryer veprimet procedurale për këtë rast dhe kanë referuar materialet në Prokurori e cila urdhëroi procedimin në gjendje të lirë për shtetasin P. L., 62 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Kanosja”.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Tiranë-Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në familje.Finalizohet operacioni policor i koduar “Safe”, sekuestrohen 2 armë zjarri dhe municion luftarak.Ushtroi dhunë fizike dhe kanosi me armë zjarri vëllanë e tij dhe dajën, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas njoftimit për një shtetas që mbante armë zjarri në banesë dhe kanoste familjarët e tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Safe”, për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin I. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj vëllait të tij dhe dajës së tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta.Gjatë kontrollit në ambientet e banesës së shtetasit I. M. janë gjetur të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe municion luftarak.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 66 shtetas, konkretisht: 12 shtetas janë vënë në pranga, 52 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste- 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 4 raste -2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste- 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 7 raste- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar edhe 1 rast i krimeve kompjuterike me autorë ende të paidentifikuar.
Për veprat penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit janë evidentuar 4 raste- me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 6 raste, 3 prej tyre më autorë ende të paidentifikuar, ndërsa 3 rastet e tjera me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Vetëgjyqësia”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Moskallëzimi i krimit”, “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me 8 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 4 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 8 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.