Dibër – Ushtron dhunë ndaj kunatës, arrestohet në flagrancë 45-vjeçarja, si dhe procedohet në gjendje të lirë motra e saj, pasi kanosi kunatën me armë

Sekuestrohet nga Policia arma e gjahut.

 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasja :

 

Sh.D., 45 vjeçe, banuese në Dibër të Madhe.

 

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja Z. M., 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh. D.).

 

Arrestimi i saj u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj shtetases A. D., 28 vjeçe, banuese në Dibër. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasja Z. M., e cila ka kanosur me armë gjahu pa fishek shtetasen A. D.

 

Arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek.

 

Arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave.

 

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.