Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë/Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas një hetimi me metoda speciale, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “SHTËPIA JESHILE”. Për finalizimin e këtij operacioni, strukturat e Policisë kanë përdorur edhe një mjet inteligjent dron.Gjatë operacionit u godit një grup kriminal që ushtronte veprimtarinë në fushën e kultivimit të kanabisit, me anë të llambave, dhe të tregtimit të tij, në qytetin e Tiranës.Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar dhe në inteligjencën informative se një grup kriminal shpërndante me shumicë, lëndë narkotike të llojit kanabis, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal.Si rezultat i hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur identifikimi i këtyre shtetasve dhe lokalizimi i ambienteve që ishin përgatitur për të kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis.Bazuar në këto prova u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Shtëpia jeshile”, në kuadër të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:- E. P. alias E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë;- A. M., 44 vjeç, banues ne fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë;- G. M., 26 vjeç, banues në fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë.Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A. M., në Mallkuç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 61 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e paketuar gati për shitje, me vlerë rreth 100 000 euro.Gjithashtu, nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan pajisje të ndryshme që shërbejnë për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura, si: llamba, aspiratorë, ventilatorë, filtra ajrimi etj, një shotgun, municion luftarak, shuma parash, 2 automjete dhe 3 aparate celulare.Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit, pasi kultivonin kanabis në banesën e shtetasit A. M., e paketonin dhe më pas e shisnin atë.Ky operacion është bërë i mundur falë dhe bashkëpunimit me DVP Durrës.Gjatë operacionit të dytë të koduar “TRINOMI”, të zhvilluar nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Kavajë, pas një hetimi disamujor, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i 24 vjedhjeve në banesa, të ndodhura në rrethin e Kavajës, gjatë vitit 2022 dhe 2 muajve të parë të vitit 2023.Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre të dënuar më parë për vjedhje, si dhe u sekuestruan sendet e vjedhura. Po gjatë këtij operacioni, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u sekuestruan 2 armë zjarri dhe municion luftarak.Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:- E. T., 21 vjeç dhe E. Q., 28 vjeç, të dy të dënuar më parë për vjedhje, dhe E. M., 32 vjeç, të tre banues në Durrës.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga muaji qeshor i vitit 2022 deri në muajin shkurt të vitit 2023, kanë kryer vjedhje në banesa të ndryshme, në rrethin e Kavajës, kryesisht në banesat e emigrantëve.Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 24 rasteve të vjedhjeve në banesa, ku kanë marrë sende me vlerë, orendi, vegla pune dhe pajisje të tjera elektroshtëpiake.Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit E. T. dhe E. Q. bashkëpunonin me shtetasin E. M., për të realizuar vjedhjet dhe për të nxjerrë përftitime prej tyre.
Kuçovë, Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Perondi”, sekuestrohen rreth 20 kanabis, 1153 fara kanabisi, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 aparate celulare.Vihet në pranga 23-vjeçari që ushtronte veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.Në banesën e 23-vjeçarit, Policia gjeti 20 kg kanabis, farat narkotike, armët e zjarrit dhe municionin luftarak.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Perondi”.Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi V. L., 23 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë.Gjatë operacionit, në rrugën e fshatit Perondi, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Smart”, me të cilin qarkullonte ky shtetas dhe si rezultat i kontrollit gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit V. L., shërbimet e Policisë gjetën 20 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1153 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra me fishekë dhe një sasi tjetër municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte veprimtarinë kriminale të prodhimit të lëndës narkotike kanabis dhe të shitjes së saj në doza, në Kuçovë dhe në Berat.Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të metejshme.
DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fasada 5”.Sekuestrohen 3 pasuri me vlerë rreth 150 000 euro, me burim aktivitetin kriminal të një 63-vjeçari të dënuar në Turqi, për trafik droge.Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan, në kuadër të një procedimi pasuror, të iniciuar në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, me qëllim gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale të shtetasve të akuzuar apo të dënuar nga autoritetet e drejtësisë, brenda dhe jashtë vendit, kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit:-A. M., 63 vjeç, banues në Elbasan, të dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda Ankara, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.Në kuadër të këtij procedimi pasuror, është vendosur sekuestrimi i 3 pasurive me vlerë rreth 150 000 euro, konkretisht:-një objekt banimi me sipërfaqe 102.6 m2 dhe oborr me sipërfaqe 250 m2, në lagjen “28 nëntori”;-një objekt shërbimi (lokal) me sipërfaqe 28.4 m2, në lagjen “Haxhias”;-një automjet tip “Mercedes-Benz S-Class”.Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Vijojnë veprimet operacionale dhe hetimore në kuadër të operacionit policor të koduar “Embargo”.Vihet në pranga kapiteni i anijes (shtetas rus) që transportonte 22 500 tonë naftë të kontrabanduar.Më 19 shkurt, falë inteligjencës informative, në kuadër të operacionit të koduar “Embargo”, Policia bllokoi këtë anije, si dhe ekuipazhin e saj të përbërë nga 22 shtetas.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, strukturat qendrore të Policisë Kriminale dhe Policia Kufitare e portit të Durrësit, kanë vijuar hetimet e thelluara dhe veprimet operacionale, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, me qëllim zbardhjen e plotë të tentativës për të futur në vendin tonë 22 500 tonë naftë të kontrabanduar, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë.Në vijim të veprimeve të kryera për këtë rast, u vu në pranga kapiteni i anijes që transportonte 22 500 tonë naftë të kontrabanduar, shtetasi A. S., 47 vjeç, banues në Rusi, për veprat penale “Kontrabanda me mallrat për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.Më 19 shkurt, në kuadër të operacionit “Embargo”, falë inteligjencës informative, Policia bllokoi një anije me flamur liberian, e cila transportonte 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, pasi bazuar në dyshime të arsyeshme, kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar.Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, Policia bllokoi anijen, dokumentacionin e lundrimit të kapitenit, si dhe ekuipazhin që përbëhej nga 22 shtetas.Në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet e thelluara, me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kunndërligjshme dhe për identifikimin e personave fizikë apo juridikë të përfshirë në këtë rast.
DVP Fier/Vijon kontrolli i territorit në gjithë qarkun, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, bazuar në inteligjencën informative, kanë ushtruar kontroll në magazinën e shtetasit A. Ç., ku kanë gjetur të groposura 1 armë zjarri kallashnikov, 50 fishekë luftarak dhe 6 granata dore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, si dhe u shpall në kërkim pronari i kësaj magazine, shtetasi A. Ç., 45 vjeç, banues në Ballsh, i cili aktualisht ndodhet jashtë shtetit. Vijon puna, në bashkëpunim me homologët jashtë vendit, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e 45-vjeçarit.
-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve(fonderi), në Patos, shtetasi A. M., 40 vjeç, humbi jetën, për shkak të kontaktit me njërën prej furrave të pjekjes, në këtë ndërmarrje, ju bëjmë me dije se në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 36 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se duke qënë drejtuesi teknik i këtij reparti fonderie, ka shkelur rregullat për mbrojtjen në punë, me pasojë vdekjen e 40-vjeçarit.
-Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin Rr. T., 67 vjeç, banues në Verri, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje (bashkëshortja e tij).
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:
-G. F., 45 vjeç, banues në Fier, pasi duke qenë shofer në një kompani, ka marrë lekët e xhiros ditore të këtij subjekti, dhe është larguar;
-R. K., 27 vjeç, banues në Patos, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme, për një masë administrative të vendosur ndaj tij.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 39 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur me sende të forta derën e banesës së një shtetasi (kushëriri i tij), dhe e ka kanosur atë. Nga këto veprime, si dhe për shkak të gjendjes së dehur, është dëmtuar vetë 39-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e një shtetasi (për arsye hetimi nuk bëjmë me dije emrin), pasi dyshohet se në fshatin Thanasaj, Lushnjë, gjatë natës, ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
-U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në fshatin Toshkëz, Lushnjë, ka rënë aksidentalisht mbi trupin e shtetasit B. M., 81 vjeç, porta e jashtme e banesës së kushëririt të tij. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 81-vjeçari ka humbur jetën.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 97 shtetas, konkretisht: 31 shtetas janë vënë në pranga, 58 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste-5 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 8 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për rastet e tjera-5 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 16 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për rastet e tjera-1 shtetas është vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 10 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar edhe 1 rast i krimeve kompjuterike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale dhe objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 7 raste-3 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 8 raste, 6 prej tyre dhe autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilave, vijon punën Policia, ndërsa për rastet e tjera-2 shtetas janëë vënë në pranga dhe 2 të tjerë është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 5 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për rastet e tjera – 1 shtetas është vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Fyerja” dhe “Dhunimi i banesës”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar:
-2 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i veprës penale “Shtytja e të miturve në krim”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-2 raste të veprës penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”-2 shtetas janë vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të vënë në pranga, si dhe
-1 shtetas është ndaluar për veprimtari kriminale në fushën e prostitucionit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, si pasojë e të cilit 1 shtetase ka humbur jetën dhe 7 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.