Përmbledhja javore, 25 – 31 dhjetor 2022

✅ Të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit kanë kaluar në nivelin “Shërbim i përforcuar”, me qëllim garantimin e rendit dhe të sigurisë, gjatë festave të fundvitit.

✅ Shërbime të shtuara në pikat e kalimit kufitar, me qëllim lehtësimin e procedurave në hyrje/daljet e Shqipërisë, me rastin e festave.

✅ Gjatë javës janë arrestuar 56 shtetas, janë kapur dhe ndaluar 16 shtetas në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale.

✅ 58 kg kanabis u sekuestruan nga Policia e Korçës, si rezultat i finalizimit të fazës së 13-të të operacionit “Restart”. 3 shtetas që tentuan të trafikonin lëndën narkotike u vunë në pranga, 2 bashkëpunëtorët e tyre u shpallën në kërkim.

✅ 2 armë zjarri, 1 silenciator, mijëra municione luftarake, radio, fenelina, uniforma policie, maska dhe sende të tjera të kundërligjshme, u sekuestruan nga Policia, gjatë kontrolleve të befasishme në 3 banesa dhe në disa ambiente, në Fushë Kuqe.

✅ 10 shtetas u vunë në pranga gjatë operacionit “Ekipi”, që u zhvillua në Port Durrës. Të arrestuarit tentuan të kalonin drejt Italisë 16 shtetas të mitur, kundrejt fitimit 3000-4000 euro për person. Njërit prej të arrestuarve iu sekuestruan 5945 euro.

✅ Operacioni “Korridori”, i zhvilluar po në Port Durrës, u finalizua me vënien në pranga të 2 shtetasve dhe me procedimin e 2 të tjerëve, për falsifikim dokumentesh dhe kontrabandë të qindra paketave me cigare.

✅ Në vijim të operacionit “Saga”, në Tiranë, u arrestua 1 shtetas, u proceduan penalisht 2 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, pasi iu kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, 3 shtetasve, duke i kanosur ata me mjete prerëse.

✅ 87 600 euro të padeklaruara në kufi, sipas përcaktimeve ligjore, u sekuestruan nga Policia Kufitare, në Morinë. 3 shtetasit që nuk deklaruan shumat monetare u proceduan penalisht.

✅ Një shtetas i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, u lokalizua dhe u vu në pranga nga Policia e Korçës.

✅ Në fushën e narkotikëve, në të gjithë vendin janë goditur 9 raste, të cilat kanë rezultuar me sekuestrimin e rreth 58 kg kanabis dhe të dhjetërave dozave me kokainë dhe kanabis.

✅ Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë goditur 3 raste, si rezultat i të cilave janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1 silenciator, municion luftarak, armë të ftohta dhe sende të ndryshme të kundërligjshme.

✅ Në të gjithë vendin janë goditur 11 raste në fushën e krimeve ekonomike, 13 raste vjedhjesh dhe 2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

✅Në vijim të angazhimit nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me agjencitë e tjera shtetërore, janë goditur 7 raste të krimeve mjedisore dhe janë trajtuar ligjërisht 13 raste të dhunës në familje.

-Nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë kësaj jave janë pezulluar në total 576 leje drejtimi, nga të cilat: 470 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 40 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 66 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

• Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje janë arrestuar 32 drejtues mjetesh, nga këta: 25 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

-Policia Kufitare vijon kontrollet, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

•Janë goditur 12 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

•Gjithashtu, në të gjitha pkk-të e vendit, janë goditur: 1 rast i “Trafikimi i lëndëve narkotike”, 3 raste të “Mosdeklarimi në kufi i të hollave”, 6 raste të “Falsifikimi i dokumenteve, pasaportave ose vizave”, 5 raste të “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe 1 rast i “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Angazhim maksimal nga shërbimet e Policisë, për të parandaluar dhe për të goditur fenomenet kriminale, si dhe bashkëpunim intensiv, krah për krah, me partnerët, për të goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Gjithashtu, strukturat e Policisë në të gjithë vendin, janë në gatishmëri të plotë, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë festave të fundvitit.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.