Fier – Bëri drift me automjet, në rotondo, identifikohet dhe ndëshkohet me masë administrative

Pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, në vendin e quajtur “Rotondo e stacionit të autobusave”, Patos, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Policisë Rrugore Fier, kanë bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e automjetit që shfaqet në video, si dhe kapjen e drejtuesit të tij, shtetasit R. B., 24 vjeç.

Për kundërvajtjen e kryer, konkretisht për shkelje të nenit 139, pika 3, pika 5 dhe pika 8 të Kodit Rrugor “Drejtuesi i mjetit nuk rregullon shpejtësinë në afërsi të kryqëzimeve duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës”, “Drejtuesi i mjetit nuk duhet të bëi garë në shpejtësi”, ndaj shtetasit R. B., u vendos masa administrative prej 40 000 lekësh të rinj.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e rendit.

https://youtu.be/DvFqG_MPbAs