Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Korridori”, si rezultat i kontrolleve të shtuara në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare.✅Tentoi të hynte në Shqipëri, duke përdorur dokumente të falsifikuara, vihet në pranga 32-vjeçari.Në hetim për këtë rast, një 36-vjeçare (motra e të arrestuarit) dhe një shtetas tjetër që ndihmoi për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.✅ Goditet në port edhe një rast i kontrabandës së mallrave. Sekuestrohen qindra paketa me cigare dhe vihet në pranga 50-vjeçari nga Kosova, i cili i transportonte ato.Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në zbatim të masave shtesë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për qarkullimin e sigurtë dhe të lehtësuar të qytetarëve në hyrje/dalje, përgjatë ditëve festive, kanë goditur në kuadër të operacionit “Korridori”, 3 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë. Si rezultat,-u arrestua në flagrancë shtetasi A. F., 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasen L. F., 36 vjeçe, banuese në Shkodër (motra e shtetasit A. F.), për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteave” dhe “Falsifikimi letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.Gjatë kontrolleve nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke përdorur pajisje dedektuese të teknologjisë bashkëkohore, u konstatua se këta shtetas tentonin të hynin në territorin e RSH-së, me dokumente false.Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë edhe për shtetasin T. Gj., 25 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasit A. F. dhe L. F., për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme.-Gjithashtu, në kuadër të operacionit “Korridori”, u arrestua në flagrancë shtetasi H. I., 50 vjeç, me shtetësi kosovare dhe banues në Francë, pasi në automjetin që drejtonte, shërbimet e PKK Port Durrës gjetën dhe sekuestruan qindra paketa me cigare të kontrabanduara.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
DVP Elbasan-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan zbardhen 2 raste të vjedhjeve të ndodhura gjatë këtij muaji, referuan materialet në Prokurori për to, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:-E. S., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 26.12.2022, ka vjedhur një shumë lekësh dhe paketa me cigare, në një lokal;-M. L., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 14.12.2022, dyshohet se i ka vjedhur kompjuterin, një shtetasi.
-Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit B. T., 49 vjeç, banues në Tiranë dhe O. C., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kapën nga shërbimet, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjëndje të dehur.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
-Oficerët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan arrestuan shtetasin A. R., 20 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë shoqërimit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, për veprime të mëtejshme procedurale, në lidhje me një konflikt në familje, në të cilit dyshohet se ky shtetas ishte i përfshirë, 20-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë, shërbimet e Policisë.
Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Saga”, nga Komisariati i Policisë Nr. 3.Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.Këta shtetas iu kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, 3 shtetasve, duke i kanosur ata me mjete prerëse.Sekuestrohen sende personale, të dyshuara të vjedhura.Disa ditë më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në inteligjencën informative, në kuadër të këtij operacioni, kanë vënë në pranga 2 shtetas, si dhe ka nisur procedimi penal për 1 tjetër.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, në vijim të operacionit policor të koduar “Saga”, kanë zhvilluar hetime për dokumentimin e rasteve të vjedhjeve të ndodhura në juridiksionin e këtij Komisariati.Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 17 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas 14 vjeç. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi O. M., 17 vjeç.Këta shtetas, gjatë ditëve të fundit, iu kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, 3 shtetasve, duke i kanosur ata me mjete prerëse.Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sende personale, të dyshuara të vjedhura.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shkodër/Informacion paraprak-Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër.Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 60 shtetas, konkretisht: 15 shtetas janë vënë në pranga, 43 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe me 6 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për mbajtjen pa leje të armëve të ftohta është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 11 raste, 9 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të vënë në pranga dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vetëgjyqësia”, “Braktisja e kafshës të shoqërimit” dhe “Dhunimi i banesës”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Janë evientuar 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast i veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilave 9 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 5 shtetas të vënë në pranga dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.