Bëri drift dhe manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar jetën e këmbësorëve, identifikohet, shoqërohet dhe procedohet administrativisht drejtuesi i automjetit.
Vihet në pranga dhe një tjetër drejtues automjeti, për drejtim automjeti në gjendje të dehur.
Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se drejtuesi i një automjeti po bënte manovra të rrezikshme, në rrugët e qytetit të Burrelit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve, ka vijuar kontrollet për lokalizimin dhe ndalimin e tij. Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar drejtuesin e automjetit tip “Mercedez Benz”, duke bërë drift, në qendër të qytetit. Menjëherë shërbimet e Policisë e kanë ndaluar drejtuesin e automjetit, shtetasin D. H., dhe e kanë shoqëruar atë, në Komisariat.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Dibër ndëshkuan me masë administrative shtetasin D. H., 47 vjeç, banues në Burrel, për kryerjen e manovrave të rrezikshme, me automjetin tip “Mercedez Benz”, që e drejtonte pa dokumentacionin përkatës.
Po nga këto shërbime u arrestua shtetasi F. D., 59 vjeç, banues në Bulqizë, pasi është konsatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.