Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit, 25 – 27 dhjetor 2022
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Morinë, Kukës/Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Kufitare, për goditjen e krimeve ndërkufitare. Goditen 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 28 500 euro, procedohen penalisht 2 shtetasit që nuk i deklaruan në PKK Morinë. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin D. R. dhe pasagjer shtetasin D. Sh. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur shtetasit D. R., 12 400 euro, ndërsa shtetasit D. Sh. i kanë gjetur 16 100 euro, të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 500 euro. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. R., 24 vjeç dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, ka goditur një shtetase, me aparat celular. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. L., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. L., 31 vjeç, banues në Bathore, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin H. T., 42 vjeç. Gjithashtu, gjatë konfliktit kanë mbetur të plagosur lehtë në duar, shtetasit R. C. dhe M. L. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Z. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Q. K. Më datë 26.12.2022, në Komisariatin e Policisë Vorë është paraqitur shtetasi E. Z., 32 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, shtetasja L. Z., 22 vjeçe, është larguar nga banesa e prindërve të saj dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Lushnjë – Goditi me thikë 22-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori. Rreth orës 12:40, në ambientet e një fast food-i, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. C., 66 vjeç, në gjendje të dehur, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 22 vjeç, kamarier në këtë fast food. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C., në Komisariat. Shtetasi L. M. po merr mjekim në spitalin e Lushnjës. Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 106 shtetas, konkretisht: 2 janë shpallur në kërkim, 31 janë arrestuar në flagrancë dhe 75 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste, me 1 autor të arrestuar dhe 15 autorë të dyshuar që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 8 raste, me 1 autor të arrestuar dhe 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë ndërtuar 7 raste, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 29 raste, prej tyre 20 raste janë me autorë ende të paidentifikuar dhe 9 raste me 2 autorë të vënë në pranga dhe 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 4 raste, me 1 autor të arrestuar dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 12 raste, me 8 shtetas të arrestuar dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 16 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është arrestuar 1 shtetas, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 14 aksidente, si pasojë e të cilëve janë dëmtuar 16 shtetas dhe kanë humbur jetën 3 të tjerë.
Për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor janë arrestuar 16 shtetas dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.