Vlorë – Ndoti ajrin duke djegur goma automjetesh, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për ndotje të ajrit, për shkak të djegies së gomave të automjeteve, në lagjen “24 Maji”, pranë hidrovorit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit:

-S. Z., 24 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas dyshohet se ka djegur goma automjetesh, në lagjen “24 Maji”, dhe për pasojë është shkaktuar ndotje e mjedisit përreth. Gjithashtu, si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur gardhi rrethues i hidrovorit dhe gardhi rrethues i një objekti tjetër privat.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

angazhimpërkushtimsakrificë👮‍️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮‍️🤝🙍‍️