Durrës – Finalizohet operacioni policor i koduar “Dozat”

Operacioni, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Mbante sasi të lëndës narkotike kanabis, të ndarë në doza, në automjetin me të cilin lëvizte dhe në banesë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Në hetim, një shtetas tjetër, pasagjer në automjetin me të cilin lëvizte i arrestuari.

Sekuestrohen dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dozat”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 21 vjeç, banues në Kullë, Durrës, si dhe u referuan materialet e nisi procedimi në gjëndje të lire për shtetasin F. L., 21 vjeç, banues në Kullë, Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin që drejtohej nga shtetasi R. L. dhe kishte pasagjer shtetasin F. L., si dhe në banesën e shtetasit R. L., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️