Tropojë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë ndaluan shtetasin M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj, si dhe shpallën në kërkim shtetasen Ç. Q., 32 vjeçe, banuese në Bajram Curri, Tropojë, me detyrë punonjës të Degës Postare Bajram Curri, Tropojë.
Për shtetasin M. Ç., Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, ndërsa për shtetasen Ç. Q., Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë u bë ekzekutimi i masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të caktuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetaset:
Xh. V., 59 vjeçe, banuese në fshatin Paç dhe Sh. D., 52 vjeçe, banuese në fshatin Shoshan, punonjëse të Degës Postare Bajram Curri, Tropojë.