DVP Elbasan/Vihen në pranga 5 shtetas

DVP Elbasan/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit K. Xh., 22 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe G. Sh., 21 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi këta shtetas kanë goditur me grushte, 3 shtetas të mitur, 15 dhe 16 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 32, vjeç, banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi mbrëmjen e djeshme, në dritaren e zyrës së informacionit të Komisariatit të Policisë Elbasan, ka hedhur një sasi lënde djegëse (benzinë) dhe më pas i ka vënë flakën. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen E. S., 21 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në vendin e quajtur “Posta Shqiptare”, Elbasan, ka aksidentuar shtetasen M. C., 51 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.