Berat
Vijon operacioni policor i koduar “Lojtari”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Goditen 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara.
Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.
Sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi dhe tableta.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, që ushtrohej në një lokal, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lojtari”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
A. B., 40 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në Berat, në ambientet e lokalit të cilin e administronte shtetasi A. B., janë gjetur 1 tavolinë pokeri, një valixhe me çipsa që përdoren për lojëra fati, letra bixhozi dhe dy tableta për lojëra fati, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. H. dhe F. T., pasi u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, në ambientet e lokalit.
—
Po nga të njëjtat shërbime u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. K., 51 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij, u gjet dhe u sekuestrua një pajisje kompjuterike që shërbente për të luajtur lojëra fati të paligjshme (gara sportive).
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.