Raporti i ngjarjeve për 28 orët e fundit, 17 dhjetor 2022

Raporti i ngjarjeve për 48 orët e fundit, 17 dhjetor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

DVP Dibër/Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim,  procedohen penalisht 3 të tjerë dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, u bë u mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim L. L., 28 vjeç, banues në Bulqizë, i dyshuar se ka kryer veprat penale “Kanosje”, “Keqpërdorim i thirrjeve telefonike”, “Përndjekje”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim  pasi në kohë të ndryshme ka përndjekur dhe  kanosur për jetën shtetasin H. M. Gjithashtu ky shtetas nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndalur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat,  në vijim të punës për goditjen e rasteve në fushën e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe ambiente të ndryshme. Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast i kësaj veprimtarie kriminale dhe është proceduar penalisht, në gjendje të lirë, shtetasi A.K., 53  vjeç, banues në Burrel, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi dyshohet se organizonte baste sportive me anë të një laptopi, në lokalin e tij. Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit D.T., 32 vjeç dhe O.M., 48 vjeç, banues në Dibër, pasi në  Maqellarë janë konstatuar duke transportuar me automjet disa krerë bagëti,të dyshuara të kontrabanduara. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim policor shtetasin E.Gj., 22 vjeç, pasi për shkak të një konflikti  të çastit është konfliktuar fizikisht dhe ka goditur me mjet prerës shtetasin K.A., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prosë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 63 shtetas, konkretisht: 2 janë shpallur në kërkim, 11 janë arrestuar në flagrancë dhe 50 po procedohen në gjendje të lirë.     

Janë ndaluar 6 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.    

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë të vënë në pranga.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste, me 1 autor të shpallur në kërkim dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.   

Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 3 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.       

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, 3 raste me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të arrestuar, si dhe 7 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.  

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 6 raste, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.   

Janë evidentuar 2 raste, në fushën e armëmbajtjes pa leje, me 1 autor të arrestuar dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.  

Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 5 raste, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjsheëm të kufirit janë goditur 2 raste, me nga 1 autor të arrestuar në flagrancë.

Janë evdientuar 3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 3 autorë të proceduar

Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evdientuar 3 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 aksidente, me 8 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.    

Janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.   

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.