Tiranë – Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim E. P., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim A. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestuan shtetasit:

  • A. C., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij;

– A. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur çantën me sendet personale, shtetases L. C.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. K., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin M. T., 39 vjeç, pasi në ambientet e firmës në të cilën ky shtetas punon si inxhinier, është dëmtuar gjatë punës, shtetasi S. F., 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.