Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
DVP Elbasan/Finalizohet pas një hetimi proaktiv 3-mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, operacioni policor i koduar “Paramendimi”.Vihet në pranga 1 shtetas që përvetësoi dhe fshehu, një automjet të vjedhur dhe targa të vjedhura.Vihet në pranga dhe bashkëpunëtori i tij, i cili e ndihmoi për ta fshehur automjetin e vjedhur, në Fushë Krujë.Sekuestrohen automjeti dhe targat e vjedhura.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në vijim të punës hetimore të kryer në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në prokurori, në muajin shtator, për vjedhjen e targave të një automjeti, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Paramendimi”.Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit M. K., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe R. K., 47 vjeç, banues në Durrës.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi R. K. ka blerë një automjet të markës “Touareg” që dyshohet se është i vjedhur, i cili kishte të vendosura targa që rezultojnë të vjedhura në datën 14.09.2022, në Elbasan. Pasi e ka blerë automjetin, shtetasi R. K. e ka fshehur atë në servisin e tij, në Vorë, në banesën e një të afërmi të tij, në Rinas, dhe në banesën e shtetasit M. K., në Arrameras, Fushë Krujë.Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. K., në Arrameras, Fushë Krujë, shërbimet e Policisë Elbasan kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Touareg”, bashkë me targat e vjedhura. Vijon puna hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Lezhë / RENEA kap dhe vë në pranga një shtetas shumë të kërkuar për vrasje të dyfishtë me armë zjarri.Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i arratisë”, i zhvilluar në kushte të vështira terreni dhe atmosferike.Operacioni, i finalizuar si rezultat i ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të RENEA-s dhe punës gjurmuese-policore të strukturave hetimore dhe operacionale të Policisë së Lezhës.Lokalizohet në një banesë të braktisur në Kaçinar, Mirditë, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari i shumëkërkuar për vrasje të dyfishtë me armë zjarri.I ndaluari vrau babanë dhe vëllanë e ish-bashkëshortes së tij, më datë 29.08.2022, në banesën e tyre, në Grykë-Zezë, Lezhë.Shërbimet e Policisë së Lezhës, në vijim të punës intensive gjurmuese-policore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për kapjen dhe vënien në pranga të autorit të shumëkërkuar të vrasjes së dyfishtë, me armë zjarri, të ndodhur më 29.08.2022, në Grykë-Zezë, Lezhë, ku u vranë shtetasit P. P., 56 vjeç dhe G. P., 32 vjeç (babai dhe vëllai i ish-bashkëshortes së autorit), mbështetur nga inteligjenca informative, si dhe falë ndërhyrjes profesionale nga shërbimet e RENEA-s, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fundi i arratisë”, të zhvilluar në një terren me kushte tejet të vështira gjeografike dhe atmosferike.Si rezultat i këtij operacioni, falë kërkimeve të pandërprera dhe ndjekjes intensive, duke përdorur forma dhe teknika speciale hetimi, u bë i mundur lokalizimi në një banesë të braktisur, në fshatin Kaçinar, Mirditë, si dhe kapja e vënia në pranga e shtetasit:- B. P. (P.), 49 vjeç, banues në Troshan, Lezhë.Nga veprimet hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, rezulton se 49-vjeçari, më datë 29.08.2022, për shkak të një konflikti me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, ka vrarë me armë zjarri shtetasit P. P. dhe G. P. (babai dhe vëllai i ish-bashkëshortes së tij).Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Arbana”.Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, për motive pronësie, kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari i shpallur në kërkim.Sekuestrohen arma e zjarrit (pushkë), municion luftarak, një silenciator i modifikuar, një palë dylbi dhe një armë gjahu, që i posedonte 46-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arbana”. Si rezultat i këtij operacioni është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit:G. Xh., 46 vjeç, banues në Vaqarr, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Shtetasi G. Xh. ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin J. M., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Arbanë, për shkak të një konflikti për motive pronësie, në muajin shtator. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, kanë gjetur armën e zjarrit pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, me të cilën shtetasi G. Xh. ka tentuar të vrasë 27-vjeçarin.Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një silenciator të modifikuar, një palë dylbi dhe një armë gjahu.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 15.12.2022, rreth orës 23:50, në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga e është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 67 shtetas, konkretisht: 22 shtetas janë vënë në pranga, 36 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, me 6 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 6 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 5 raste, me 3 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 shtetas tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste, njëri prej tyre, mbetur në tentativë, me 1 shtetas të vënë në pranga, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 14 raste, 6 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 1 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Vetëgjyqësia”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Goditjet për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 4 shtetas të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 8 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 7 shtetas të vënë në pranga dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.