DVP Gjirokastër – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë

DVP Gjirokastër

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap në lagjen “18 Shtatori”, duke qarkulluar me një motomjet, që e drejtonte pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shpërndarje, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasit B. L., 22 vjeç, pasi u kap në lagjen “Zinxhira”, me disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit H. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, një shtetasi, në një hotel, në Gjirokastër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprat penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasve A. M., 36 vjeç dhe I. Z., 32 vjeç. Shtetasi A. M. ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, shtetasin I. Z., duke i shkaktuar dëmtime. Gjatë dhënies së deklaratave përpara punonjësve të Policisë, të dy këta shtetas kanë dhënë të dhëna të rreme për ngjarjen.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.