Durrës/Vihet në pranga një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale.
✅ Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, kapet në flagrancë në PKK Port Durrës dhe vihet në pranga 30-vjeçarja.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, në vijim të kontrolleve, duke përdorur pajisje të teknologjisë bashkëkohore, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare, arrestuan shtetasen E. B., 30 vjeçe, banuese në Kosovë, pasi ka tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.
U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 61 vjeç, banues në Durrës, administrator i një firme ndërtimi, pasi si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ka rrëshqitur nga shkallët e një banese ku po punonte, shtetasi N. K., 63 vjeç, banues në Durrës. 63-vjeçari, si pasojë e dëmtimeve, ndodhet në spital dhe po merr shërbimin mjekësor.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.