Skrapar – Finalizohet operacioni policor i koduar “Mollas”

Skrapar/Vijojnë kontrollet për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mollas”.

Kapet dhe vihet në pranga, 36-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivimin e 205 bimëve të dyshuara narkotike, në vitin 2020.

vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar, në bashkëpunim me DVP Berat, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Mollas”, si rezultat i të cilit, në fshatin Mollas, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim E. L., 36 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 21.09.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit E. L., sepse dyshohet të jetë autori i kultivimit të 205 bimëve të dyshuara narkotike cannabis sativa që janë gjetur në muajin shtator 2020, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në fshatin Kala, Skrapar.

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

https://youtu.be/hMj8U_P9nko