PKK Qafë Prush/Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra.
Tentuan të kontrabandonin mallra ushqimore, nëpërmjet kufirit të gjelbër, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Prush, Has, në bashkëpunim me
specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës së mallrave, kanë organizuar kontrolle të përbashkëta në terren, për evidentimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie. Si rezultat u godit një rast dhe u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasit:
-H. V., 48 vjeç dhe F. K., 41 vjeç, të dy banues në Kosovë.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të PKK Qafë Prush, duke tentuar të kalonin nëpërmjet kufirit të gjelbër, mallra ushqimore të cilat i kishin ngarkuar në automjetet e tyre.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet, së bashku me mallrat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.