Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 36 vjeç, banues në fshatin Hajdarajn, Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. K., 48 vjeç dhe K. R., 28 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh, pasi kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin E. B.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. Gj., 17 vjeç, banues në Peqin, pasi mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin B. K., 73 vjeç, banues në Peqin, i cili po lëvizte me biçikletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.