- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi ka dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
- Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 29 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur në lagjen nr. 18, Korçë, në bodrumin e e një hoteli, disa metra kabllo elektrike. Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 26-vjeçari, më datë 15.11.2022, në bulevardin “Republika”, në Korçë, ka vjedhur një shumë të vogël parash, në një objekt kulti (kishë).
- Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Dh. Xh., 63 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, për veprën penale “Kanosja”, pasi ka bërë kallëzimi shtetasi M. M., se në fshatin Drenovë, 63-vjeçari e ka kanosur me send të fortë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.