Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi F. Ç., 38 vjeç, banues në Vlorë, sepse në vendin e quajtur “Kapelja”, ka vjedhur disa sende personale dhe 2 aparate celulare, në një automjet.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi M. Ç., 29 vjeç, banues në Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.