Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 62 vjeç, banues në Ballsh, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Xh., 52 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. L., 71 vjeç, banues në Buzëmadh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 26 vjeçe.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 59 vjeç, banues në Kuman, Roskovec, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas tjetër.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. K., 40 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.