Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 76 shtetas, konkretisht: 19 shtetas janë vënë në pranga, 52 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe me 12 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste, njëri prej tyre, mbetur në tentativë, me 1 shtetas të vënë në pranga, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 5 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 8 raste, me 10 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 4 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit kompjuterik, është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 11 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të vënë në pranga, 4 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Dhunimi i banesës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Pengimi ose shkelja e fshehtësisë së korrespondencës” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i veprimtarive të kundërligjshme në fushën e prostitucionit, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 rast i veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga. Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, si pasojë e të cilave 3 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 5 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.