Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 06 dhjetor 2022
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Elbasan/Finalizohet, pas një hetimi njëmujor të zhvilluar me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Aksi”. Sekuestrohen 10 kg kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan. U kapën duke transportuar me automjet, 10 kg lëndë narkotike kanabis, nga Korça në drejtim të Elbasanit, vihen në pranga 2 shtetas. Vihet në pranga edhe bashkëpunëtori i tyre, në banesën e të cilit, Policia e Elbasanit gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të vogël kanabisi në formë çokollate. Shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë, të dyshuar të implikuar në këto veprimtari kriminale. Strukturat e DVP Elbasan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, mbështetur dhe në inteligjencën informative, pas një hetimi njëmujor të zhvilluar me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Aksi”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në fragrancë shtetasit: L. Gj., 23 vjeç, banues në Pogradec, B. F., 28 vjeçe, banuese në Tiranë dhe G. P., 33 vjeç, banues në Korçë. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin L. Gj. dhe pasagjere shtetasen B. F. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit u gjetën 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, që këta shtetas po e transportonin nga Korça në drejtim të Elbasanit. Në afërsi të këtij automjeti u kap dhe u ndalua edhe shtetasi G. P., i cili nga veprimet hetimore ka rezultuar bashkëpunëtor me 2 shtetasit e lartpërmendur. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, 10 kg kanabis dhe automjeti tip “Audi”. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale dyshohet se janë të përfshirë edhe 5 shtetas të tjerë, të cilët u shpallën në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre. Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 73 shtetas, konkretisht: 5 janë shpallur në kërkim, 15 janë arrestuar në flagrancë dhe 53 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, me 6 autorë të arrestuar dhe me 9 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë, 1 autor të shpallur në kërkim dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të arrestuar dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 4 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, 1 rast me 1 autor të arrestuar dhe 1 rast me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 6 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 6 raste, me 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Organizimi i lotarive të palejuara”, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 7 raste, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të mosbindjes ndaj urdhrave të punonjësve të policisë dhe 1 rast i goditjes për shkak të detyrës.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje është evidentuar 1 rast, me 2 autorë që po procedohen penalisht.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, me 8 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 31 tetor 2022
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 43 shtetas, konkretisht: 2 janë shpallur në kërkim, 10 janë arrestuar në flagrancë dhe 31 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 3 autorë të ndaluar/arrestuar dhe 4 të tjerë të peoceduar penalisht.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 3 raste, me 3 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje, me 3 autor të arrestuar, 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, me 1 autor të arrestuar dhe 1 autor ende të paidentifikuar.
Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 4 raste, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirjeve telefonike”.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, me 8 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 05 nëntor 2022
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 86 shtetas, konkretisht: 2 janë shpallur në kërkim, 22 janë arrestuar në flagrancë dhe 61 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, me 7 autorë të ndaluar/arrestuar dhe 6 të tjerë të proceduar penalisht.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, me 10 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 rast me 1 autor të arrestuar dhe 1 rast me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste: 4 prej tyre me autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 të shpallur në kërkim.
Në fushën e kontrabandës me mallra janë evidentuar 2 raste, 1 rast me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 rast me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe 2 raste të korrupsionit aktiv.
Janë evidentuar 2 raste të “Trafikimi i mjeteve motorike”, me nga 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Organizmi i lotarive të palejuara”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë”.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Mashtrimi” dhe 6 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, me 1 viktimë dhe 9 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 11 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 9 të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 14 nëntor 2022
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 45 shtetas, konkretisht: 2 janë shpallur në kërkim, 16 janë arrestuar në flagrancë dhe 26 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, me 4 autorë të ndaluar/arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 2 raste, me 3 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 2 raste me 2 autorë të arrestuar dhe 2 raste me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 3 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 4 raste: 2 prej tyre me autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e kontrabandës me mallra janë evidentuar 2 raste, 1 rast me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 rast me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Janë proceduar penalisht 6 shtetas, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Janë evidentuar 2 raste të “Vetëgjyqësia”, me nga 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe 1 rast i veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, me 7 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.