Raporti 48-orësh i ngjarjeve, 4, 5 dhjetor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tepelenë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 51”.U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 2 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga dy shtetas.Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 2 aparate celulare.Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 51″, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:- A. D., 23 vjeç dhe D. N., 24 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.Shtetasit e mësipërm u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e Luzatit”, Tepelenë, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjetin tip “Toyota”, 2 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjeti dhe 2 aparate celulare.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Vlorë-Plagosi me mjet prerës (thikë), vjehrrin dhe kunatin e tij dhe u largua nga vendngjarja, kapet dhe vihet në pranga pas një orë kërkimesh e ndjekjeje nga shërbimet e Policisë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ishin plagosur me mjet prerës (thikë) dy shtetas, menjëherë shkuan në vendngjarje.Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera  në vendngjarje është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar.Shërbimet e Policisë pas afro një orë kërkimesh kanë lokalizuar, kapur dhe prangosur, në lagjen “8 Nëntori”, autorin e dyshuar shtetasin R. K., 27 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas pas një konflikti të çasit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., 61 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, të cilët ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 mjete prerëse thika.Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Korçë/Finalizohet operacioni policor “Midnight 3”, për parandalimin dhe goditjen e transportimit të emigrantëve, kundrejt shumave monetare, për kalim të paligjshëm të kufirit.Operacioni i zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Elbasan-Korçë.Kishte përshtatur karrocerinë e automjetit, për transportimin e 27 emigrantëve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 29-vjeçari.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Elbasan-Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Midnight”, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, goditën një rast tjetër të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:- G. D., 29 vjeç, banues në Durrës.Në Qafë Plloçë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin tip kamionçinë, të drejtuar nga 29-vjeçari. Në karrocerinë e kamufluar të këtij automjeti, u gjetën 27 emigrantë, të cilëve ky shtetas u kishte premtuar se kundrejt fitimit, do t’i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, drejt shteteve të BE-së.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Elbasan/Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. P., 27 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, në vendin e quajtur “Orti”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen R. A., 84 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila për pasojë, ka humbur jetën. Materialet proceduarale i  kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Tropojë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 16 vjeçe,  se 25-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6., operacioni policor i koduar “Complication”.Kanosi dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëpunëtorit të tij, për dhënie pasurie, shpallet në kërkim 31-vjeçari i cili kishte vënë në dispozicion lokalin e tij, për përdorim droge.Vihet në pranga një shtetas dhe procedohen penalisht dhe tre shtetas të tjerë, klientë në këtë lokal.Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, mjete për konsumim të lëndëve narkotike, një përforcues grushti dhe tre aparate celulare.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi A. Ll., se një person, me të cilin kishte një biznes të përbashkët, në rrugën “Marie Kraja”, e kishte dhunuar dhe e kanoste për dhënie pasurie, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Complication”.Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u proceduan penalisht shtetasit A. Ll., 24 vjeç, E. R., 34 vjeç, E. C., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë.Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi, A. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. M., së bashku me shtetasin A. Ll., administronin së bashku një lokal, në rrugën “Marie Kraja”, të cilin e kishin vendosur në dispozicion për përdorimin e lëndëve narkotike. Shtetasi A. M., kishte kanosur bashkëpunëtorin e tij, shtetasin A. Ll., e kishte dhunuar dhe e shtrëngonte për dhënie pasurie, pasi ky i fundit konsumonte lëndë narkotike dhe nuk kryente pagesën për tëj. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit E. R., dhe E. C., pasi kanë pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk e kanë kallëzuar atë, në organet kompetente.Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e këtij lokali, shtetasit K. M., iu gjetën një përforcues grushti (dorezë metalike), një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sëbashku me tre aparate celulare dhe mjete që shërbejnë për konsumim të lëndëve narkotike.Po punohet për kapjen e shtetasit A. M.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 144 shtetas, konkretisht: 55 shtetas janë vënë në pranga, 81 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 18 raste, me 9 shtetas të vënë në pranga dhe me 12 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste, njëri prej tyre, mbetur në tentativë, me 1 shtetas të arrestuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të vënë në pranga, 4 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 6 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 8 raste, me 8 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 9 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste, me 18 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 17 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-5 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 6 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 3 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, janë evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Keqtrajtimi i kafshës”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 10 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Ngacmimi seksual”, me 5 shtetas në total, të vënë në pranga.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 14 aksidente, si pasojë e të cilave 3 shtetas kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 35 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 22 shtetas të vënë në pranga dhe me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.