Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. Sh., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin D. D., 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. D., 29 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë marrë në makinë, pa dëshirën e tij, shtetasin A. S., 38 vjeç, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. G., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin H. A., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetases E. B., si dhe një motomjet në pronësi të shtetases M. D.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim A. M., 46 vjeç, banues në Tiranë. 46-vjeçari është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasen O. Gj. dhe gjatë ndërhyrjes nga Policia, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin Sh. G., 62 vjeç, banues në Vorë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- I. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjetin e tij, ka aksidentuar shtetasit B. S., 62 vjeç dhe N. S., 58 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;
– Sh. B., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit, është përplasur me dy automjete të tjera.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi I. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, nëna e tij, shtetasja Q. M., 61 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.