26-vjeçari nuk zbatoi dënimin alternativ “Shërbim provë”, të dhënë nga Gjykata e Matit dhe për pasojë, Gjykata i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Në vijim të punës për ndalimin e personave të kërkuar dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:
-F. B., 26 vjeç, banues në Burrel.
Këtij shtetasi, në vitin 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i caktoi dënimin alternativ “Shërbim provë”, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi duke qenë se nuk përmbushi detyrimet e dënimit alternativ të caktuar nga Gjykata, kjo e fundit ricaktoi ndaj 26-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim vuajtjen e dënimit prej 8 muajsh burgim, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.