Durrës – Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”

Konstatohen dhe goditen edhe 2 raste të tjera të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

U kapën në flagrancë, duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularëve, arrestohen 2 shtetas.
Njëri prej të arrestuarve, pronar i lokalit ku u kap duke kryer këtë veprimtari të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të DVP Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, u goditën 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. P., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në lagjen Nr. 8, Durrës, duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularit që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

-S. M., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në lokalin që kishte në pronësi, duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularit që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️