Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Ç., 55 vjeç, (me detyrë kryeplak i fshatit Peshtan, në Njësinë Administrative Moglicë).
Ky shtetas dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën, pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në një zonë pyjore, në fshatin Peshtan, gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e kryeplakut, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu çifte, të cilën e posedonte pa leje.
Nga ana e Policisë po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.