Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë kapur dhe ndaluar, në Portin e Vlorës, shtetasin G. R., 36 vjeç, banues në Vlorë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 09.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi B. R., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.