DVP Berat – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 30 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Poliçan, pasi gjatë natës, në fshatin Vodicë, tentoi të vidhte në banesën e një shtetasi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin G. K., 62 vjeç, banues në Berat, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 60-vjeçare, se shtetasi G. K., e ka përndjekur. Vijojnë veprimet për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Gjithashtu, këta specialistë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Sh., 22 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në lokalin që 22-vjeçari administronte, u kap duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.